Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

Komunikatë për shtyp

Numër 01-2026
Data 23 korrik 2026

Komunikatë për shtyp – Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriu

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (në vijim: Paneli) mbajti seancën e tij të 59-të në Prishtinë, nga 2 deri më 5 qershor 2026.

Gjatë seancës, Paneli shqyrtoi tri lëndë:

1. Lënda nr. 2011-20 X dhe 115 ankues të tjerë kundër EULEX-it. Më 2 qershor 2026, Paneli miratoi vendimin e tij të gjashtë për zbatimin e rekomandimeve në këtë lëndë. Paneli shqyrtoi shkresat e Shefit të Misionit, të dërguara pas vendimit të pestë për zbatimin e rekomandimeve, të miratuar në gusht 2022, dhe konstatoi se nga EULEX-i nuk mund të priteshin më përpjekje të mëtejshme për zbatimin e rekomandimeve të tij. Për rrjedhojë, Paneli konstatoi se Shefi i Misionit të EULEX-it i kishte zbatuar rekomandimet e Panelit vetëm pjesërisht dhe vendosi ta mbyllë shqyrtimin e mëtejshëm të lëndës.

2. Lënda nr. 2025-02 Magbule Kelmendi kundër EULEX-it. Më 5 qershor 2026, Paneli e shpalli ankesën të papranueshme, pasi ajo binte jashtë juridiksionit të tij.

3. Rasti nr. 2025-03 Agim Zeka dhe Derjana Zeka kundër EULEX-it. Më 5 qershor 2026, Paneli e shpalli ankesën të papranueshme, pasi ajo binte jashtë juridiksionit të tij.

Me datë 2 qershor 2026, Paneli ndryshoi dhe plotësoi edhe Rregulloren e Punës, me qëllim të harmonizimit të saj me Planin e rishikuar Operacional të EULEX-it në Kosovë.

Po ashtu, më 3 qershor 2026, Paneli u takua me Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano.

Vendimet e Panelit, Rregullorja e tij e Punës dhe Raportet Vjetore janë të publikuara në ueb faqen e Panelit në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe: www.hrrp.eu.

Shënim për redaktorët

Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) pranë EULEX-it në Kosovë, si mekanizëm i pavarur llogaridhënës për shkelje të pretenduara të të drejtave të njeriut, shqyrton ankesat e çdo personi që pretendon se është viktimë e shkeljeve të tilla të kryera nga EULEX-i në Kosovë gjatë ushtrimit të mandatit të tij ekzekutiv. Paneli nuk është organ gjyqësor apo disiplinor. Roli i tij është vetëm të përcaktojë nëse ka ndodhur shkelje e të drejtave të njeriut dhe të japë rekomandime për ndërmarrjen e masave korrigjuese. Masa të tilla nuk përfshijnë kompensim monetar. Paneli është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij, të cilat i ushtron në mënyrë të paanshme dhe me integritet.